今年夏季,絕不能錯過名勝壹號世界郵輪重回基隆啟航!多種優惠方案讓您輕鬆預訂心儀的日本沖繩郵輪行程,同時省下大筆開支!

Top Channel/ Iu vranë tre djem, momenti kur lideri i Hamasit merr lajmin: “Nuk i lëvizi qerpiku”!

2 週前
-
-
(基於 PinQueue 指標)
Një stacion televiziv palestinez transmetoi pamjet e momentit kur kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh, merr lajmin se tre nga djemtë e tij vdiqën në një sulm izraelit. Haniyeh ishte duke vizituar palestinezë të plagosur, kur ndihmësit të tij merr njoftimin përmes celularit. Ngurrues, ai i tregon liderit të lartë të grupit militant se cfarë kishte ndodhur. Pa e dhënë veten, Haniyeh tund kokën dhe del ngadalë nga dhoma.

Forcat izraelite i konfrimuan vdekjet në fjalë përmes platformës X, duke theksuar se ata ishin operativë të krahut të armatosur të Hamasit. Ismail Haniyeh, i cili vepron në Katar, ka qenë një nga përfaqësuesit e ashpër të Hamasit me të cilin është përballur diplomacia ndërkombëtare pas fillimit të luftës mes militantëve palestinezë dhe Izraelit në Gazë, ku shtëpia e familjes së tij u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në nëntor. Tre djemtë - Hazemi, Amiri dhe Muhamedi - u vranë pasi makina me të cilën po udhëtonin u bombardua në kampin Al-Shati të Gazës.

Nga sulmi humbën jetën edhe tre nga nipërit e udhëhëqesit të Hamasit. Në deklaratën e ushtrisë izraelite nuk u përmendën viktima të tjera të sulmit ajror. Vetë 61 vjecari u shpreh më vonë se “gjaku i djemve të mi nuk është më i shtrenjtë se gjaku i popullit tonë". Haniyeh ka 13 djem dhe vajza, sipas burimeve të Hamasit. Sipas të afërmve, tre djemtë dhe tre nipërit e vrarë ishin duke kryer vizita familjare gjatë ditës së parë të festës së Fitër Bajramit në Shati, kampi i refugjatëve në qytetin e Gazës. Goditja erdhi pikërisht në kohën kur Hamasi pohoi se po shqyrtonte një propozim izraelit për arritjen e një armëpushimi në konfliktin tashmë më shumë se 6 mujor.


Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews
-
-
(基於 PinQueue 指標)
0 則留言