Raporti i OBSH/ Eksperti Dasho: Qeveria iu la në kurriz qytetarëve kostot për trajtimin e COVID!

4 個月前
-
-
(基於 PinQueue 指標)
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka komentuar në Report Tv, raportin e OBSH, sipas të cilit shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve shëndetësore direkt nga xhepi i tyre. Sipas raportit të OBSH rritja e shpenzimeve është rritur me tej pas pandemisë Covid-19.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dasho u shpreh se kostot për trajtimin e pandemisë qytetarët shqiptarë pjesën me të madhe e paguan nga xhepi. Dasho thotë se ndryshe nga vendet e BE-së që kostot u mbuluan nga buxheti i shtetit, në vendin tonë mbetën në kurriz të qytetarit.

“Nuk vjen si surprizë për mua apo kolegë të mi, që kemi ngritur shqetësimin për problemet e mëdha që kanë pllakosur sistemin shëndetësor shqiptar. E thatë që pandemia pritej të rriste shpenzimet private për shëndetësinë, por në shtete të BE u rritën shpenzimet, por e përballoi buxheti i shtetit. Në Shqipëri barra iu la qytetarit shqiptar. Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

#reporttv #sotlivenëshqipëri #nertilagalliu
-
-
(基於 PinQueue 指標)
0 則留言