Top News - Gjashtë dekada në ekran/ Ndahet nga jeta legjendari Larry King

3 年前
-
-
(基於 PinQueue 指標)
Larry king, gjigandi i transmetimit në Amerikë, është ndarë nga jeta në moshën 87 vjecare në Los Angeles. Ai vdiq në qendrën mjeksore Cerdars Sinai, në qytet, sipas Ora Media, një kompani produksioni që ai kishte bashkëthemeluar. Gjatë karrierës së tij të gjatë që shtrihet në plot gjashtë dekada, mes të cilave 25 vite në drejtim të programit të tij personal në CNN, King ka intervistuar shumë liderë të famshëm politikë, personalitete të artit dhe sportit. Ai ishte kuruar në këtë spital këtë muaj pasi ishte prekur nga koronavirusi – shkruan mediat amerikane. Ai ka patur disa probleme shëndetësore vitet e fundit, përshirë edhe një atak kardiak.

King u bë i famshëm në vitet 1970 me programin e tij në radio, The Larry King Shoë, në rrjetin komercial Mutual Broadcasting System. Më pas u bë drejtuesi i Larry King Live në CNN nga viti 1985 në 2010-ën. Për më shumë se 20 vite ai ishte edhe editorialisti i gazetës USA Today. Më së fundmi, King kishte drejtuar një tjetër program, Larry King Noë, transmetuar në Hulu dhe RT, transmetuesin ndërkombëtar të kontrolluar nga shteti në rusi.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LarryKing#TopChannel
-
-
(基於 PinQueue 指標)
0 則留言