今年夏季,絕不能錯過名勝壹號世界郵輪重回基隆啟航!多種優惠方案讓您輕鬆預訂心儀的日本沖繩郵輪行程,同時省下大筆開支!

Top Channel/ “Hello Hong Kong”: 500 mijë bileta avioni falas për të joshur turistët!

1 年前
-
-
(基於 PinQueue 指標)
500 mijë bileta avioni falas do të jepën nga autoritetet e Hong Kongut si pjesë e përpjekjeve për të rivitalizuar industrinë e turizmit dhe për të joshur përsëri vizitorët në destinacionin e famshëm për dritat e rrokaqiejt e tij.

Iniciativa "Përshëndetje Hong Kong" u zbulua së fundi, por për të punohet prej më shumë se dy vjetësh. Biletat do të shpërndahen midis tre linjave ajrore të qytetit - kompania kryesore Cathay Pacific, HK Express dhe Hongkong Airlines. 500,000 biletat i kushtuan gjithsej lidershipit lokal 254.8 milionë dollarë.

Udhëtarët e etur për të parë ta parë nga afër Hong Kongun mund të vizitojnë faqen "World of Winners" duke filluar nga 1 marsi e të vendosin emrat e tyre në shortin e biletave të fluturimit. Biletat do të shpërndahen në tre faza: nga 1 marsi, do të bëhet shpërndarja për të interesuarit në Azinë Juglindore, nga 1 Prilli për ata që jetojnë në Kinën kontinentale dhe nga 1 maji për vizitorët në pjesën tjetër të botës. Në këtë nismë, mund të përfshihen edhe vendasit.

Ata që kanë qenë në Hong Kong më parë do të gjejnë një qytet të ndryshëm nga ai që mund të kujtojnë, thotë CNN. Disa atraksione të dashura lokale, si restoranti lundrues Jumbo Kingdom, janë mbyllur përgjithmonë. Të tjerët, si tramvaji i famshëm Peak, kanë ndryshuar gjatë pandemisë. Hong Kongu ka qenë përgjithësisht i ngadaltë dhe i kujdesshëm në qasjen e tij ndaj pandemisë dhe filloi të anullonte evente që në janar të 2020-tës, kur rastet e para të sëmundjes së re nisën të raportoheshin në Wuhan të Kinës.

Megjithatë, karantinat e rrepta, që mbërritën kulmin me 21 ditë izolim dhe kërkesa të shumta për teste PCR, cënuan turizmin dhe i mbajtën lag vizitorët për një kohë të gjatë.


Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HongKong#Tourism#TopChannelNews
-
-
(基於 PinQueue 指標)
0 則留言