Albanian Roots sjellin në Tiranë paradën shqiptare më 28 Nëntor, Kepi:Të ftuara 125 bashki shqiptare

6 個月前
-
-
(基於 PinQueue 指標)
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

Presidenti i “Albanian Roots”, Marko Kepi, thotë se më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë do të mbahet parada shqiptare, ku do të marrin pjesë shqiptarët nga mbarë bota.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kepi shprehet se janë ftuar që të marrin pjesë 128 bashki në trojet shqiptare dhe se për të gjithë përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij organizimi, po koordinohen me Bashkinë Tiranë.

Marko Kepi: Do e organizojmë, sivjet do të jemi në Tiranë me paradën shqiptare. Sivjet do të zhvillohet parada e shqiptarëve në Shqipëri, e do ta përcjellim në shumë qytete shqiptare që ta bëjmë si traditë bashkimin e shqiptarëve, të festojmë të paktën 1 herë në vit së bashku. Është një përgjigje e shqiptarëve nëpër botë. Kjo paradë do ta përhapë patriotizimin shqiptar kudo që ato jetojnë.

Blendi Fevziu: Një paradë e shqiptarëve në Shqipëri në çfarë sensi zhvillohet?

Marko Kepi: Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj, Erjon Veliaj që po na ndihmon dhe po bashkëpunojmë së bashku që ta zhvillojmë këtë paradë. Ato kanë bërë të mundur që të ftojmë 125 bashki shqiptare, në trojet shqiptare që do të marrin pjesë, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë që do të jenë më shumë se 300 vetë që do të vijnë nga Italia.

Bledni Fevziu: Qenka paradë jashtëzakonisht e madhe.

Marko Kepi: Shpresojmë që të jetë paradë e madhe shqiptare, të ju japim një arsye të huajve që vijnë në Shqipëri edhe për paradën shqiptare. Të jetë një arsye tjetër për të huajt që të vijnë në Shqipëri që edhe më shumë të sjellim turistë edhe ta shohin sa të bukur jemi me traditat tona.

Blendi Fevziu: Po shqiptarët e New Yorkut a do të marrin pjesë?

Marko Kepi: Jemi më shumë se 70 veta që kemi konfirmuar pjesëmarrjen deri më tani. Do të udhëheqim paradën shqiptare që do të jetë në koordinim me Bashkinë e Tiranës. Do të mundohemi ta bëjmë sa më bukur.

Blendi Fevziu: Kur do të zhvillohet?

Marko Kepi: Parada do të zhvillohet më 28 Nëntor, ditën e Pavarësisë, në Bulevardin kryesor të Tiranës. Ne si “Albanian Roots” do të kemi shumë emocione që do të jemi në Shqipëri për herë të parë me një aktivitet të tillë./

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
-
-
(基於 PinQueue 指標)
0 則留言